Qeni i shpëtoi të riut jetën nga aksidenti tragjik ajror Uashington
Jon Maravilla, patinatori amerikan, sot ia detyron jetën e tij një zgjedhjeje që varej nga një rregullore. Qeni i tij u konsiderua “shumë i madh” për t’u transportuar në kabinë, duke e penguar atë të hipte në fluturimin Bombardier CRJ700, i nisur për në Uashington. Ai avion që pak orë më vonë u përplas me një helikopter dhe u rrëzua tragjikisht në lumin Potomac.
Kur Maravilla mësoi për tragjedinë, ai u shpreh se u trondit shumë.
“Nuk mund të ndalem së menduari se sa shumë ndryshoi gjithçka, një jo e thjeshtë në check-in. Qeni im më shpëtoi jetën.” – tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



