E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj do të drejtojë fushatën nga burgu i Durrësit!
Lajme

Veliaj do të drejtojë fushatën nga burgu i Durrësit!

Kerkësa për tu takuar jo vetëm me familjarët dhe avokatin por edhe me shokët dhe zyrtarë të partisë dhe bashkisë duket se mund të miratohet nga gjykata. Gazetarja Anila Hoxha  informon  se SPAK  ka dhënë ok për takimet e Erion Veliajt në paraburgim.

SPAK i ka miratuar kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt takime jo vetëm familjarët dhe me avokatin, por edhe për arsye pune.

Kërkesa për takime pune me kryebashkiakun e Tiranës është dorëzuar nga dy drejtorët Alban Dokushi dhe Sara Goxhaj.

Anëtarë të grupit të hetimit pohuan jo zyrtarisht se pasi kërkesa për takime pune është aprovuar dhe firmosur, do t’i njoftohet drejtorisë së përgjithshme të burgjeve që duhet ta përcjellë autorizimin në burgun e Durrësit ku Erjon Veliaj, i dyshuar për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash po mbahet prej datës 12 shkurt.

Apelimi i avokatit të tij dërguar përmes postës ka mbërritur ditën e djeshme në gjykatë dhe pritet që të hidhet shorti për të caktuar se kush do të jetë gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.