Kryeministri i Britanisë së Madhe Sir Keir Starmer në fjalën e tij në samitin për Ukrainën është shprehur se, nuk do të lejojë që Presidenti Vladimir Putin të luajë lojëra me marrëveshje e Presidentit Donald Trump.
“Ne nuk mund të lejojmë që presidenti Putin të luajë lojëra me marrëveshjen e Presidentit Trump”, thotë ai në një deklaratë.
“Mospërfillja e plotë e Kremlinit për propozimin e Presidentit Trump për armëpushim shërben vetëm për të demonstruar se Putini nuk është serioz për paqen”.
“Nëse Rusia më në fund ulet në tryezë, atëherë ne duhet të jemi gati të monitorojmë një armëpushim për të siguruar që të jetë një paqe serioze dhe e qëndrueshme,” shton Starmer.
“Nëse ata nuk e bëjnë, atëherë ne duhet të sforcojmë çdo gjë për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë për të siguruar një fund të kësaj lufte.”