Barcelona finaliste në Copa Del Rey, me Realin
Barcelona eleminon Atletico Madrid nga Copa Del Rey duke u kualifikuar për në finale. Pas barazimit 4-4 në ndeshjen e parë, katalanasit fituan 1-0 në ndeshjen e kthimit.
Një asist magjik i Yamal u shfrytëzua në maksimum nga Ferran Torres, i cili me plot klas, dërgoi topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë, Los Colchoneros ishin të pafuqishëm për të bërë diçka, me të besuarit e Simeones që nuk regjistruan asnjë goditje në portë në këtë fraksion.
Në finale, Barcelona do të përballet me Real Madrid, në një finale që pritet të dhurojë emocione të mëdha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



