E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vatikan/ Takimi Trump-Zelensky, Shtëpia e Bardhë: Patën një diskutim shumë produktiv
Bota

Vatikan/ Takimi Trump-Zelensky, Shtëpia e Bardhë: Patën një diskutim shumë produktiv

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Donald Trump dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u takuan privatisht përpara funeralit të Papa Françeskut dhe patën një “diskutim shumë produktiv”, duke shtuar se më shumë detaje do të jepen më vonë.

Kjo është hera e parë që ata takohen që nga ai takim i stuhishëm në Zyrën Ovale në fund të shkurtit, kur Zelensky u akuzua se nuk tha falënderime për ndihmën e SHBA-së për Ukrainën.

Takimi i tyre vjen një ditë pasi Trump tha se Rusia dhe Ukraina ishin “shumë afër një marrëveshjeje”, pas bisedimeve midis të dërguarit të tij Steve Witkoff dhe presidentit rus Vladimir Putin në Moskë të premten.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.