Gjatë një fjalimi në Mat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se nuk ka ambicie për pushtet apo pasuri, por kërkon vetëm “100 ditë prove” për të sjellë ndryshime të prekshme për qytetarët.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për 12 vite varfërim të shqiptarëve, rritje të çmimeve dhe largim masiv të popullsisë. Berisha premtoi masa të menjëhershme si rritjen e pensionit minimal në 200 euro, vendosjen e pagës minimale në 500 euro, uljen e çmimit të energjisë në 7 lekë dhe përgjysmimin e tarifave të ujit të pijshëm.
Ai shtoi se do të sjellë listën italiane të rimbursimit të barnave dhe do të zbatojë 100% kontratën për statusin e minatorëve, naftëtarëve dhe gjeologëve. “Po të kisha ambicie për para, sot do isha një nga mjekët më të pasur”, deklaroi Berisha, duke theksuar se motivimi i tij është shërbimi ndaj qytetarëve.
Kreu i PD Sali Berisha në Mat: Në 12 vite Edi Rama varfëroi shqiptarët si askush tjetër, rritën ccmimet si në asnjë vend tjetër, largoi shqiptarët nga Shqipëria. Ndaj jam sot këtu para jush të kërkoj nga ju matjanë dhe matjane, të ccdo force politike qofshi, vetëm 100 ditë provë, nuk kërkoj për pushtetin tim, ta ketë të qartë ccdo shqiptar, s’kam ambiecie për pushtet e para se po të kisha ambicie për para do të isha një nga mjekët më pasur. Kërkoj 100 ditë për të vendosur pensionin minimal 200 euro. Kërkoj vetëm 100 ditë për të shpalosur para ccdo shqiptari një mundësi të re, nuk do të ketë rrogë nën 500 euro, vendosim rrogën minimale 500 euro, do të kemi kartën e konsumatorit. Ulim në 7 lekë ccmimin e energjisë për qytetarët, do të përgjysmojmë tarifën e ujit të pijshëm. Do të vendosim në Shqipëri listën italiane të rimbursimit të ilaçeve. Na duhen vetëm 100 ditë të bëjmë realitet kontratën e firmosur me presidentin e Bashkimit të Pavarur të Sindikatave të Shqipërisë për minatorët, gjeologët, naftëtarët statusin etyre 100% sipas kontratës.
“Ne do ndërtojmë ndërtesa sociale gjersa të mbyllim në mënyrë përfundimtare kanalet e narkoeurove që po helmojnë Shqipërinë, që po largojnë shqiptarët”, tha kreu demokrat.
Berisha: Mesatarja hiqet. Nuk ka më mesatare për të hyrë në universitete.
Tarifat e universiteteve pjesëtohen me 4 për çdo student.
Studentët më bursë do kenë 200 euro bursën, minimumin jetik.
Studentët pas përfundimit të studimeve, qeveria do u paguajë sigurimet shoqërore një vit.
Çdo çift i ri një çati, 30 mijë euro grant për të paguar interesat e kredisë.
Miqtë e mi, ky program nuk është një program as për partinë, as për Sali Berishën.
Ky program është për cdo qytetar të këtij vendi.
Garantoj se do ketë ulje të madhe në çmimet e ndërtimeve.
A e dini ju se këta kanë dhjetëfishuar taksën mbi sipërfaqen e ndërtimit? Ajo ishte 2 përqind të kostos, e kanë kthyer në 10 përqind të çmimit të shitjes.
3 përqind taksa sociale, hiqet.
Në këtë mënyrë një ndërtues që do paguante 400, do paguajë 40. Do paguajë shumë më pak.
Jo vetëm kaq, por ne do ndërtojmë ndërtesa sociale gjersa të mbyllim në mënyrë përfundimtare kanalet e narkoeurove që po helmojnë Shqipërinë, që po largojnë shqiptarët.
Ky është programi ynë dhe ky program është vetëm 100 ditë.
Ditët e tjera Shqipëria do bëhet madhështore, u garantoj ju se me këto masa Mati, pasuritë e veta do i shndërrojë në pasuritë e matjanëve.
Made in Mat, Made in Albania do jetë krenaria jonë kombëtare.
E afërt dita kur ne do subvencionojmë panelet diellore në çdo çati shqiptari që do dhe pas tre vitesh ai do marrë energjinë falas prej tyre.
Ndaj dhe këto 4-5 ditë që kanë ngelur, le t’i bëjmë ne 100 ditët e jetës tonë.
Të bëjmë sa 100 ditë në këto 4 ditë.
Dhe u garantoj se do jetë në interesin më madh direkt të çdo qytetari shqiptar.
Dhe kur është në interesin më të madh të çdo qytetari, është në interesin më të madh të kombit, të Matit, të Shqipërisë.
Rroftë Mati, rroftë Shqipëria!