Lutfi Dervishi ironizon tigrat e Arkanit në selinë e PS: Do na çojnë në BE
Analisti Lutfi Dervishi ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas publikimit të pamjeve nga selia e Partisë Socialiste në Tiranë, ku gjatë përplasjeve me protestuesit janë shfaqur persona të maskuar dhe të pajisur me shkopinj.
Postimi i Dervishit në Facebook
Përmes një postimi në Facebook, Dervishi ka bërë një paralelizëm mes personave të shfaqur në pamje dhe negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ai i referohet kapitullit 23, që lidhet me gjyqësorin, të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës.
“Ky është grupi negociator për mbylljen e kapitullit më të vështirë të negociatave me Bashkimin Europian, kapitullit 23, që përfshin shtetin ligjor, gjyqësorin, rendin dhe të drejtat themelore”, shkruan Dervishi, në një koment ironik për situatën e krijuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



