Prej disa kohësh, Robert Berisha dhe Ana, të cilët kanë ruajtur një marrëdhënie në distancë, prej kohësh nuk janë shfaqur më bashkë. Kjo ka bërë që fansat e çiftit të dyshojnë se mes tyre ka një krisje.
Këngëtari vetë në intervista ka treguar se udhëtonte shpesh drejt SHBA-së për t’u takuar me Anën, por duket se raportet mes tyre nuk janë më si më parë. Sipas burimeve për “Prive”, marrëdhënia e tyre është në krizë.
Anna Skrel
Shenjat e ftohjes janë bërë të dukshme edhe në rrjetet sociale: Ana ka fshirë fotografitë me Robertin, ndërsa të dy herë pas here e ndjekin e herë jo njëri-tjetrin në Instagram. Kujtojmë që pak kohë më parë, Roberti i ka bërë të dashurës së tij një dedikim të veçantë me rastin e ditëlindjes.
Me anë të një postimi në InstaStory, Roberti shkruan: “Ta uroj ditëlindjen aq të mrekullueshme dhe speciale siç ti je.”
Kujtojmë që këngëtari e bëri publike lidhjen me Ana Skrel gjatë këtij viti, më 14 shkurt përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ai ndau me ndjekësit një video duke u puthur në buzë me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, ndërsa festonin “Shën Valentinin” së bashku.
Me anë të këtij postimi këngëtari tregoi se është shumë i lumtur krah të dashurës së tij 23 vite më të re. Mesa duket shprehja “dashuria nuk njeh moshë” po funksionon më së miri tek Roberti dhe e dashura e tij.