E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cila është drama e provimeve të maturës?!
OP-ED

Cila është drama e provimeve të maturës?!

Elona Caslli

Në paradhomën e daljeve të rezultateve në provimet e maturës, do të shohësh prindër të stresuar, plot ankth për të parë pikët. A ka fituar?! A e arrin dot degën që do?!
Dalja e tezës së provimit nuk cënon procesin- thotë ministrja dhe po ta mendosh ftohtë, nuk e cënon sepse procesi është tashmë i cënuar. Për sa kohë del teza jashtë dyerve te sallave të testimit, imagjino se çfarë ndodh brenda sallave.
Drama e këtij procesi është përvëlimi i një ëndrre. Pse e them këtë?!

Sepse maturantët e njohin njëri-tjetrin, e dinë përkushtimin e njëri- tjetrit gjatë viteve të studimit dhe një maturant që ka studiuar fort mund të shohë shokun e tij të ketë një rezultat më të lartë falë një teze të trafikuar nga brenda jashtë ose të plotësuar nga brenda.
Këtu fillon goditja e parë. Përvëlimi një ëndrre. Mungesë merite. Sy që shuhen dhe shpresa që zbrazen.

E teksa i shkruaj këto fjalë ndërmend më vjen rrëfimi i një ekonomisti shumë të aftë, i cili dikur më ka rrëfyer se ëndrra e tij kish qenë të bëhej kirurg, por Partia e Punës i kish nxjerrë të drejtën e pamerituar dikujt tjetër për të studiuar në fushën e mjekësisë.

Në ligjëratë të drejtë rrëfimi i ekonomistit në fjalë vazhdon” Njeriut, që më përvëloi ëndrrën, nuk i harroj kurrë. Ka një kafene pranë shtëpisë ku banoj dhe kur përballem me të i them gjithmonë: Sot do të isha kirurg. Ti ia dhe të drejtën e studimit dikujt që nuk e meritonte”

Post Scriptum- Të përvëlohen ëndrra në diktaturë e pranoj se në diktaturë ke vetëm një të drejtë- Të bindesh. Të përvëlohen ëndrra në një vend që premton pasaportën evropiane, por paradoksalisht nuk është i aftë të administrojë siç duhet një provim mature, këtë nuk mund ta kuptoj.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.