SPAK “kopsit” dosjet për korrupsion me tenderat
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, së bashku me dy ortakët e tij, Valter Begaj dheErvis Lami, si dhe me 19 persona të tjerë, së bashku me kompanitë “DAAM” sh.p.k dhe “Net Group” sh.p.k, të akuzuar për korrupsion me tenderat.
Po ashtu, i pandehur është marrë edhe kreu aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, i cili pasoi Evis Berberin në atë post, si dhe Erlad Elezi, i cili është drejtori i KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare)
Nga hetimet ka rezultuar se Evis Berberi ka qenë pronari “de facto” i kompanisë “DAAM” sh.p.k, duke përtfituar qindra miliona lekë para publike nga tenderat e Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku ai ka qenë titullar.
Tek kompanisë “DAAM” sh.p.k, Evis Berberi ka qenë vetë administrator, ku pasi mori postet publike ajo është menaxhuar nga shtetasit Brunilda Buli, Ervis Lami dhe Valter Begaj, duke u drejtuar në mënyrë indirekte sërish nga ish-kreu i ARRSH-së.
Ndërsa kompania “Net Group” sh.p.k zotërohej nga ortaku i Evis Berberi, shtetasi Valter Begaj, e cila po ashtu ka përfituar prokurime publike të zhvilluara me titullar të autoritetit kontraktor, Evis Berberi, dhe më pas nëpërmjet transaksioneve ka kaluar vlera monetare në drejtim të kompanisë “de facto” të Evis Berberi, “DAAM” sh.p.k.
“Nga aktet e administruara, janë evidentuar fakte penale në shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022, në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, gjatë kohës kur titullar i autoritetit kontraktor ka qenë i pandehuri Evis Berberi, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ndërsa në një procedure prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka qenë kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave.” – thuhet në njoftimin e SPAK
Më konkretisht, të pandehur për dosjen në fjalë janë marrë:
- Evis Berberi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, (katër herë), “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, (gjashtë herë), si dhe për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim, më shumë se një herë”
- Valter Begaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, “Mashtrim” me pasoja të rënda, (gjashtë herë), “Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se njëherë, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”
- Ervis Lami, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, (pesë herë), si dhe për veprën penale;“Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”
- Brunilda Buli, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, (tre herë), si dhe për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”
- Gentian Gjyli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal (dy herë).
- Erald Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”,në bashkëpunim.
- Genti Raça, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”,në bashkëpunim.
- Artan Leskoviku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
- Altin Marko, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, (tre herë)
- Orjon Islamaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (dy herë)
- Adrian Kroi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”,në bashkëpunim (dy herë)
- Bledar Aliaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim i detyrës”,në bashkëpunim
- Blerta Musabelli, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim i detyrës”,në bashkëpunim
- Kamelia Tafaj, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim i detyrës”,në bashkëpunim
- Adela Kica, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
- Denis Xhoxhi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
- Adja Strazimiri, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
- Gëzim Noni, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
- Shkëlqim Lusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
- Ela Goxhaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”,në bashkëpunim
- Jetmira Dervishi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”,në bashkëpunim
- Valbona Pepa, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”,në bashkëpunim
- Personi juridik, “Net Group”sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, (gjashtë herë), “Mashtrim” me pasoja të rënda, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”
- Personi juridik “DAAM”sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, (gjashtë herë), “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”