Çuçka i Kolonjës i lumtur me divorcin: Vendimi më i drejtë!

Erion Isai, tashmë kreu i bashkisë së Kolonjës, ishte këtë mbrëmje i ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Ai u ndal edhe te divorci i tij, që ka ndodhur para 2 vitesh, por që publikisht ai e njoftoi pak kohë më parë. Ai tha se ka qenë një vendim i drejtë për t’u marrë, pa dhënë detaje më tepër.

“Unë nuk jam prifti i Kolonjës, por kryetari i bashkisë. Nuk ka ndarje që nuk është e vështirë, jam në një paqe fantastike me veten dhe mendoj se është një nga vendimet e drejta që kam bërë në jetë.

I vetmi moment i vështirë është përshtatja me nocionin e një familjeje të re, që vajzat duhet të ndajnë kohën me nënën e tyre dhe mua. Proces që ka vështirësitë e veta. Nuk di të shpjegoj ndjesitë e para dy viteve, por është një shkallë që ti e bën edhe ecën. Arsyet e divorcit, është një kapitull që nuk dua të rimbush portalet. Besoj se ka qenë vendimi më i drejtë që kemi marrë, sepse kur një gjë nuk funksionon, nuk funksionon”, tha ai.

I pyetur për një status në rrjetet sociale bërë pak kohë më parë nga osh-bashkëshortja e tij, ku shkruante se ‘është e vështirë të bësh dhe gruan dhe burrin’ duke nënkuptuar se ai nuk ishte prezent në jetën e vajzave, Isai iu përgjigj: Nënën e fëmijëve të mi do ta respektoj si nënën e fëmijëve të mi dhe nuk do të bëjë kurrë një koment për të. Sa i përket kujdesej për fëmijët, marrëdhënia me vajzat është përtej ditëve të përcaktuara nga Gjykata, edhe kuota mujore është përtej. Fëmijëve nuk u kemi shpjeguar një nocion të divorcit, por që do kemi dy shtëpi, me mamin dhe babin, në evente të shkollës mundohemi të jemi të dy.

Ndërkohë ka pranuar se tashmë është në një lidhje të re romantike.

“Kam një romancë të re, kam një jetë të re në jetën time”, tha Erion Isai.

Lidhur me disa komete që i kanë përfol për orientimin seksual, ai u shpreh: Unë i jap llogari personit tim të zemrës dhe askujt, nuk më intereson. Më është dukur një qelbësirllëk në përgjithësi. Nuk më bën përshtypje, një kazan i madh që nuk më bën përshtypje.

Publikuar nga Publik Media