E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aulon Kalaja padi në SPAK: Në Durrës ndodhi krim zgjedhor
Lajme

Aulon Kalaja padi në SPAK: Në Durrës ndodhi krim zgjedhor

KAS thotë është gabim njerëzor. Të vendosë SPAK!

Aulon Kalaja ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme një padi në lidhje me pretendimin e tij se më 11 maj ka pasur krim zgjedhor.

Si pretendon se votat e tij janë tjetërsuar dhe i janë atribuuar një tjetër kandidati.

“Rezultati im u ul me 105 diferenca, KAS vendosi në mënyrë të çuditshme që të ndërpresë numërimin, kur në Tiranë e Fier u rinumëruan të gjitha kutitë, për Durrësin u ndërprenë.

Në KSAS kam dorëzuar 8 prova të reja.  Mendoj që kishin detyrë të vijonin rinumërimin dhe të rifereruar material për t’ia vendosur SPAK. KAS menfon se është gabim njerëzor, unë mendoj që është krim zgjedhor. Ndaj erdha sot në SPAK.

Kam kërkuar që votat të rinumërohen me pamje filmike.

Nëse shohim votat me pamjet filmike shohim manipulimin e saj. Kam kërkuar që SPAK të analizojë ngjyrën e rezultatit se si janë prishur votat e mia”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.