E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kukës, u kapën me lëndë narkotike, në pranga 3 shtetas
Lajme

Kukës, u kapën me lëndë narkotike, në pranga 3 shtetas

Policia e Kukësit ka goditur dy raste në fushën e narkotikëve, në kuadër të kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme.

Në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, efektivët e DVP Kukës kanë ndaluar në qytet një automjet me tre persona në bord. Gjatë kontrollit fizik, tek drejtuesi i mjetit D. D. (20 vjeç), si dhe pasagjerët G. Sh. (18 vjeç) dhe V. E. (27 vjeç), u gjetën 14 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndara dhe të gatshme për shitje.

Të tre shtetasit, banues në Shëmri dhe Kukës, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë, në një rast tjetër, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. R., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar si cannabis sativa.

Policia e Kukësit thekson se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.