E shtunë, 28 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Skandali! Një tjetër protestues qëllohet me plumb gome në sy
Flash

Skandali! Një tjetër protestues qëllohet me plumb gome në sy

🇬🇧 Read in English

Një i ri nga Vlora ka mbetur i plagosur rëndë gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Ai dyshohet se është qëlluar me plumb gome në sy, ndërsa ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Një tjetër incident i rëndë është raportuar gjatë protestës së 28 Nëntorit në kryeqytet, ku një protestues i ri nga Vlora dyshohet se është goditur me plumb gome në sy nga policia.

I riu është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Sipas raportimeve paraprake, dëmtimi është serioz dhe ekziston rreziku që ai të humbasë shikimin në syrin e prekur.

Rrethanat e ngjarjes dhe shkalla e dëmtimit pritet të përcaktohen pas ekzaminimeve mjekësore.

Ky rast rikthen në vëmendje edhe dëmtimin e rëndë të Erion Vishkullit, i cili pësoi dëmtime në sy gjatë një proteste të mëparshme dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Itali.

Ndërkohë, protesta e sotme është shoqëruar me përplasje të shumta mes protestuesve dhe forcave të policisë, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe raportime për persona të plagosur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.