E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisionerët 30€, 137 mln € tenderime  për Celibashin
Lajme

Komisionerët 30€, 137 mln € tenderime për Celibashin

 

Fatura që shfaqet më sipër është dëshmia e gjallë e një padrejtësie të madhe: vetëm 2.875 lekë (rreth 30 euro) për një komisioner që ka kaluar orë të tëra në qendrën e votimit, i lodhur e i përkushtuar për të ruajtur votën e qytetarit. Ndërkohë, irjan Celibashi dhe KQZ kërkuan nga buxheti i shtetit 137 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve 2025, shkruan Klajdi Bello si komisioner në zgjedhjet e 2025.

Ky kontrast nuk është thjesht absurd  është një ofendim i hapur për qytetarët dhe për vetë procesin demokratik. Miliona euro për tendera, për kontrata të dyshimta, për projekte të fryra në kosto; por kur vjen puna tek ata që mbajnë mbi supe gjithë peshën e procesit zgjedhor, shpërblimi është qesharak, i mjerë, dhe i padenjë.

Pabarazia e qëllimshme

Komisionerët janë ata që përballen me presionin, me tensionin e natës së gjatë të numërimit, me vëzhguesit partiakë dhe me çdo konflikt që shpërthen në qendrat e votimit. Por në fund, përpjekja e tyre vlerësohet me një fletëmandat poshtërues si ky. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e KQZ-së lëvizin mes miliona eurove, duke justifikuar çdo shifër marramendëse me pretekstin e “garantimit të standardeve zgjedhore”.

Korrupsion i institucionalizuar

Kjo nuk është më thjesht një “pabarazi pagash”. Ky është një mekanizëm korrupsioni: të shfrytëzosh punën e komisionerëve dhe t’i lësh ata me 30 euro, ndërsa në krah tjetër fryhen faturat e tenderave e kontratave publike që i kalojnë xhepit të një grushti njerëzish. Celibashi dhe aparati i tij në KQZ nuk janë thjesht administrues të një procesi teknik; ata janë bërë arkitektë të një skeme ku demokracia është fasadë, dhe paratë publike janë qëllimi real.

Mesazhi që i jepet shoqërisë

Kur një komisioner merr 30 euro, por KQZ shpenzon miliona, mesazhi që i jepet shoqërisë është i qartë: në këtë vend, puna nuk vlen, por tenderi po. Vota nuk është më instrumenti i qytetarit, por është bërë instrument pasurimi për zyrtarët.

Prandaj, përballë kësaj situate, nuk mund të heshtim. Duhet thënë me zë të lartë:

Vazhdoni vidhni, o të pangopur!

Sepse vetëm kështu ky sistem nxjerr në pah kontrastin mes atyre që sakrifikojnë për demokracinë dhe atyre që e përdorin demokracinë si biznes personal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.