E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Fuga u arratis pas dëshmisë në SPAK për restorantin
Lajme

Berisha: Fuga u arratis pas dëshmisë në SPAK për restorantin

Sali Berisha ka lëshuar një akuzë të fortë sot përpara mediave jashtë ambienteve të SPAK, duke deklaruar se drejtori i komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, është arratisur.

Sipas ish-kryeministrit, largimi i Fugës ka ndodhur pas dëshmisë që ai ka dhënë në SPAK për restorantin “The Home”, një lokal i ndodhur në një vilë dykatëshe të rikonstruktuar në zemër të Pazarit të Ri në Tiranë. Ky biznes rezulton në pronësi të bashkëshorteve të dy figurave kyçe të pushtetit lokal dhe qendror: Marinela Lika, bashkëshortja e Arbjan Maznikut, dhe Besa Fuga, bashkëshortja e Endri Fugës, secila me nga 50% të aksioneve.

Berisha e lidhi arratisjen e Fugës me presionin e dosjeve që po heton SPAK, duke e quajtur edhe artikullin e fundit kundër tij si të porositur nga zyra e Fugës:

“Dhe në atë deklaratë, të shkruar në zyrat e Endri Fugës që më duket se… a dini gjë ku është Endri Fuga? Më thoni pak. Si nuk guxoni të thoni një fjalë për të arratisurit? A e dini se u thirr këtu për restorantin e tij dhe ia mbathi. Ku janë mediat? Shkrim i porositur nga Endri Fuga. Më 4 mars pra deklarata që më anatemonin mua me të gjitha epitetet. KLGJ me një pasion të madh shumë.” – u shpreh Berisha.

Lidhja me investigimin e Publik.al

Largimi misterioz i Endri Fugës

Deklarata e Berishës përforcon atë që Publik.al e raportoi më 5 gusht 2025 me shkrimin “Largimi misterioz i Endri Fugës – Frika nga SPAK dhe hija e një dosjeje që djeg edhe Erion Veliajn”. Në artikullin e publikuar atëherë, u evidentua se Fuga kishte braktisur Shqipërinë dhe ishte transferuar drejt Xhakartës, Indonezi, nën petkun e një projekti këshillimor ndërkombëtar. Megjithatë, burimet tona e cilësonin këtë si një ikje të koduar politike, për të shmangur dosjet që po i afrohen SPAK-ut.

Në atë shkrim u theksua se Fuga është një hallkë kyçe në strukturën e ashtuquajturit “Grupi MJAFT”, së bashku me Erion Veliajn, Arbjan Maznikun, Marinela Likën dhe Besa Fugën – një rrjet që nga idealizmi rinor u kthye në mekanizëm të fuqishëm politik dhe financiar. Burime nga BKH kishin konfirmuar se ekzistojnë komunikime komprometuese mes Fugës dhe Veliajt, që lidhen me tendera publikë, shpërndarje fondesh dhe ndikim mbi mediat.

Restoranti “The Home” në qendër të dyshimeve

Restoranti i përbashkët i bashkëshorteve të Maznikut dhe Fugës është futur në radarët e hetimeve, pasi dyshohet të ketë shërbyer si vend takimi jozyrtar ku janë bërë koordinime për tendera, strategji mediatike dhe ndarje fondesh. Sipas dokumenteve të siguruara, aksionet e Marinela Likës dhe Besa Fugës janë shitur te administratori i lokalit, ndërsa biznesi rezulton me 27 milionë lekë detyrime të papaguara tatimore.

Nga “eminenca gri” te i arratisuri i radhës

Endri Fuga, i konsideruar për vite si “eminenca gri” e propagandës së qeverisë Rama, tashmë shihet si një figurë në arrati, në të njëjtin fat me Arben Ahmetajn. Ndryshe nga ky i fundit që zgjodhi Zvicrën, Fuga u largua në një vend të largët dhe të vështirë për ekstradim – Indonezi.

Largimi i tij nuk është thjesht personal: është simboli i një sistemi të dështuar të komunikimit qeveritar, i ndërtuar mbi klientelizëm, propagandë dhe shpërdorim të fondeve publike. Tani, dosjet e SPAK janë më pranë se kurrë për ta çmontuar këtë rrjet.

 Ky është një zhvillim që e bën edhe më të dukshme krizën në kupolën e propagandës së qeverisë. Një pas një, figurat më të afërta të Ramës e Veliajt po largohen nga Shqipëria, jo për karrierë, por për të shpëtuar nga hija e drejtësisë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.