E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekspertët e Kodit
Lajme

Ekspertët e Kodit

Një nga ekspertët e kodit tha se duhet të bëhet vepër penale pirja e alkoolit në publik, ndërkohë që prostitucioni të legalizohet.

Por çfarë do të thotë “pirje alkooli në publik”? Se edhe lokali është publik. Do futen njerëzit në burg pse pinë birrë apo verë në restorante? Hajde, hajde…

Ndërkohë, duan të legalizojnë prostitucionin. A kanë menduar se kjo është thjesht një mënyrë për të zbutur presionet sociale, duke nxjerrë të varfrit të prostituojnë?

Sepse përse prostituon një njeri? Për para. Nëse nuk ka pagesë, nuk quhet prostitucion.

Po ku çon kjo logjikë?

Faleminderit shëndetësisë falas së “madhërisë”: vajzat do dalin në rrugë të prostituojnë për të kuruar babain në spitalet e Edit dhe Albanes.

Faleminderit rrogave të larta dhe çmimeve të ulëta: mileti do prostituojë për të ngrënë bukë. Dhe kështu, me këtë rast, shteti mbledh edhe ca taksa në buxhet, rrit të ardhurat.

Po ti luftoje varfërinë me skema sociale, o gjenial! Jo duke nxjerrë njerëzit të shiten e blihen rrugëve.

Ka edhe një problem tjetër:

Legalizohet hashashi.

Legalizohet prostitucioni.

Po kush i merr këto biznese? Akademikët, inxhinierët, mjekët? Apo grupet e tjera? E dinë ekspertët e kodit se në duart e kujt shkon ekonomia kështu?

Unë nuk e kuptoj pse këta hedhin këto “mufka”. Por një gjë di: autoritetin për të bërë propozime të tilla nuk duhet ta ketë askush, veç sovranit. Jo disa “ekspertë” që i kanë vënë aty për të përkthyer ndonjë dokument.

Çfarë duan ta bëjnë Shqipërinë?

Vend të botës së tretë, ku turistët të vijnë edhe për “shkundje”. Se kështu rritet turizmi, apo jo?

“Hajde një xhiro në Shqipëri, e kapim ndonjë shkundje.”

Këtë tezë e kanë gati: “E ka Holanda. E ka edhe ky vend tjetër.”

Po, e kanë. Por shikoni çfarë bëjnë: janë qendra të trafikut të qenieve njerëzore. Vajzat e vendeve të varfra merren e trafikohen atje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.