JU MALLKOFTË KJO SHQIPËRI QË PO NA E BËNI TË HUAJ!
Po a ngopeni, more?! Sa duhet të marrë një njeri që të thotë: mjaft, këtu jetojnë edhe të tjerë?!
Ju mallkoftë buka që qytetari e blen duke numëruar qindarkat, ndërsa ju porositni edhe një shishe 30 mijë euro dhe qeshni. Ju rëndoftë në ndërgjegje radha në spitale, dera që nuk hapet pa mik, pensioni që mbaron përpara muajit!
Hallet tona i dini. Kjo është ajo që më tërbon, ndërsa dergjeni kurvave dhe prostitutave, se të babëzitur jeni. Kush ua luan po mos të keni pushtet e para?
E dini sa kushton një ilaç? E dini sa merr një mësues? E dini pse ikën një i ri?
Sa kuota që u lini eskortave të të dyja gjinive tek komodina në mëngjes, për t’i blerë heshtjen dhe trupin.
Pastaj vijnë zgjedhjet dhe na gjeni deri në shtëpi. Na mbani mend emrin. Na përqafoni babanë. Na premtoni se kësaj here do të ndryshojë diçka.
Sa herë duhet t’ju besojë një njeri që të meritojë pak dinjitet?!
Ju mallkoftë ai çast kur një nënë mbyll derën pasi i është larguar fëmija. Kur nuk ka më për kë të mbahet e fortë dhe i lëshohen gjunjët. Zullumin tuaj mor vemje, mor spermatozoidë difektozë e quani Sukses…
SUKSES PËR KË?!
Për atë që punoi tridhjetë vjet dhe prapë i kërkon para të birit? Për atë që ka diplomën në sirtar dhe valixhen te dera?
Boll na kërkuat durim nga makinat tuaja! Boll na folët për sakrifica nga tryezat ku nuk mungon asgjë!
Mos e ngatërroni lodhjen tonë me nënshtrim. Njeriu hesht edhe kur është duke mbledhur veten.
Mallkimi im është t’ju mbarojë rehatia e pandëshkueshmërisë. T’ju kërkohet llogari për çdo firmë, çdo pasuri, çdo premtim. Të përballeni me qytetarin pa duartrokitje që mbulojnë pyetjen.
DHE TË PËRGJIGJENI!
Kemi të drejtë të zemërohemi, të protestojmë, t’ju largojmë me votë dhe të kërkojmë drejtësi. Nuk do të presim lejen tuaj!
Na dhemb ky vend, mor batakçinj! Na dhemb deri në palcë!
Shqipëria është edhe e atij që s’ka asgjë tjetër përveç saj. Ju që e trajtoni si plaçkë për t’u ndarë, ju ndjektë turpi i kësaj dhimbjeje gjithë jetën!
Në fund të fundit, qentë e padronëve të rinj do jeni! Qenër plehrash ishit, e qen plehrash do jeni!
P.S: Juve moralistat, mos më hapni barkun!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



