E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot bie dëborë, por ja si do të jetë moti në ditën e fundit të vitit
Lajme

Sot bie dëborë, por ja si do të jetë moti në ditën e fundit të vitit

Dita e fundit e fundit e vitit duket se do të jetë pa reshje edhe pse temperaturat do të jenë të ulëta. Kështu thuhet në parashikimin e motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Sipas parashikimi, ditën e sotme do të ketë reshje, shiu dhe dëbore, por nesër nuk do të ketë reshje në të gjithë Shqipërinë.

Reshjet

Sot pasdite priten reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zonat malore mbi 600 metra mbi nivelin e detit do të ketë reshje dëbore, por të dobëta (në veri në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Nesër nuk priten reshje.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 °C / 11 °C

në vendet e ulëta:  2 °C / 10 °C

në vendet malore:  -2 °C / 8 °C.

Era

Sot dhe nesër era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 30km/orë.

ImageImage

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.