Korrupsioni i Jozefinës dhe mediat e blera nga Saliu
Klodian Tomorri| Opinion|Publik.al
Gjatë tetë viteve të qeverisjes së PD-së kam dëgjuar vetëm dy akuza për korrupsion ndaj Jozefina Topallit, të bëra nga opozita e asaj kohe.
E para: që dërgoi djalin e saj, Luisin, për të punuar në ambasadën shqiptare në Francë.
E dyta: që gjatë një vizite shtetërore diku në Lindjen e Mesme – nuk e mbaj mend saktësisht nëse ishte Arabia apo Egjipti – bëri një xhiro me motor në shkretëtirë. Ky paskësh qenë “korrupsioni i madh” i Jozefinës.
Këto janë të vetmet akuza të Partisë Socialiste për korrupsionin e saj në tetë vite qeverisje dhe edhe pas tyre. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që kundërshtarët politikë ta kenë akuzuar Jozefinën për aksione të fshehta në kompani, për përfitim tenderash apo për pjesëmarrje në koncesione. Po ashtu, askush nuk ka thënë se burri, vëllai apo familjarët e saj ndanin tenderë në Shkodër apo gjetkë.
Shikoni sot pasardhësit politikë të Jozefinës: njëri del me transaksione me bandën e 5D-së; një tjetër me nga tre-katër vila në çdo kompleks të Tiranës; familjarë të tjetrit ndanin tenderët e ujësjellësit deri para dy vitesh. Por, sipas narrativës, “korrupsioni” është Jozefina.
Dhe ky “korrupsion” qenka aq i madh sa bëhet edhe emision. Në ditën kur Sulltani urinon mbi Parlament, mediat bëjnë emisione për korrupsionin e Jozefinës. Nuk qenka problem fyerja ndaj Parlamentit, por “dasma e Jozefinës”.
Pikërisht në mediat e blera nga Saliu. Ata madje publikojnë edhe lista: Top Channel – thuhet se e kontrollon Saliu përmes Grida Dumës; Klanin përmes Fevziut e Frangajt; News 24 përmes Dhurata Çupit; e kështu me radhë. Pra, sipas tyre, të gjitha mediat i kontrollon Saliu.
Edi Rama thjesht i ka shpallur “investitorë strategjikë” pronarët e këtyre tre mediave kombëtare, duke e kthyer Shqipërinë në vendin e vetëm në botë ku qeveria shpall pronarët e mediave më të mëdha si investitorë strategjikë.
Ah po, do të pyesni: pse e ka bërë Rama këtë? Pse shpall “strategjike” mediat e Saliut dhe u jep prona shtetërore? Edhe për këtë, ata do ta gjejnë një shpjegim: është “bashkëqeverisja” mes Ramës dhe Saliut. Dhe në fund, si gjithmonë, do të thonë se “edhe prifti ngeli me barrë”.
Ja kështu: mediat i kontrollon Saliu, korrupsionin e ka bërë Jozefina, tenderët i vjedh opozita, SPAK-un e kontrollon po opozita, inceneratorët i ka firmosur Saliu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



