E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasen dy makina, plagoset nëna dhe vajza e mitur
Lajme

Përplasen dy makina, plagoset nëna dhe vajza e mitur

Dy persona të plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti që ndodhi sot në Tepelenë. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Toç, e për pasojë mbetën të plagosur një grua dhe vajza e mitur.

Burime zyrtare bënë të ditur se mjeti tip “Skoda” me drejtues J.B, 38 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tjetër tip “Seat”, që po drejtohej nga D.D, 43 vjeç.

Të njëjtat burime theksuan se për pasojë kanë mbetur të plagosur bashkëshortja e drejtuesit të mjetit “Skoda”, konkretisht shtetasja me inicialet I.B, 32 vjeç dhe vajza e mitur 5 vjeç. Aktualisht ato janë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.