Dua Lipa shkarkon menaxherin, u përpoq të bojkotonte performancen e grupit pro-palestinez
Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka marrë një vendim të papritur dhe të fuqishëm, duke i dhënë fund bashkëpunimit me menaxherin e saj, David Levy. Arsyet e këtij vendimi lidhen me një përpjekje të pretenduar të Levy-t për të ndikuar në linjën artistike të Festivalit Glastonbury.
Sipas informacionit të publikuar nga mediat ndërkombëtare, Levy kishte dërguar një email konfidencial ku kërkonte anulimin e performancës së grupit irlandez Kneecap, i njohur për qëndrimet e tij pro-palestineze. Në mesazhin e tij, menaxheri akuzonte grupin për lidhje të dyshuara me organizatën Hezbollah, akuza që organizatorët e festivalit nuk i morën parasysh, duke lejuar që trioja të performonte normalisht.
Kur Dua Lipa mësoi për këtë veprim, ajo reagoi menjëherë, duke e konsideruar atë “të papranueshëm, jo vetëm profesionalisht, por edhe në kundërshtim të plotë me vlerat që ajo përfaqëson”. Vendimi për të shkarkuar Levy-n konfirmon qëndrimin e këngëtares si një artiste e përkushtuar ndaj bindjeve të saj, përfshirë mbështetjen e hapur për Palestinën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



