E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Selfia e 999-të e  Altin Dumanit!
Lajme

Selfia e 999-të e Altin Dumanit!

Flamur Vezaj|Opinion|Publik.al

Shefi në ikje i SPAK-ut, Altin Dumani, paska bërë një tjetër “super-takim historik”! Këtë herë me ministrin e ri të drejtësisë, Besfort Lamallari. Takimi, i zhvilluar në zyrën e ministrit, ku u shoqërua me deklaratën solemne të tij: “…ndava me të prioritetet e ministrisë së drejtësisë si pjesë e programit të qeverisë 2025-2029…”

Pra, ministri i ri ndan prioritetet e qeverisë me kreun e SPAK-ut, i cili në atë detyrë ka edhe 86 ditë! Një koleg im tha se ishte “takim kortezie”. Po, po, kortezie! Sepse me Ulsi Manjën s’u pa kurrë një kortezi e tillë, përveç një kafeje “fshehurazi”, siç tregojnë fotot.

E pra, çfarë force e padukshme e shtyn “prokurorin e hekurt”, që mediat na e shisnin si njeriun që nuk i përkulet qeverisë, të rendë në zyrën e ministrit për të marrë… prioritetet e qeverisë? Me pak fjalë, detyrat e shtëpisë nga pushteti që gjoja e pengonte!

Fakti është i thjeshtë, deri dje Dumani ankohej se kjo qeveri kishte ngritur komisionin “Xhafa” kundër SPAK-ut, ndërsa sot hyn në zyrë e del i pajisur me planin e qeverisë. Nga “luftëtar i pamëshirshëm” ndaj pushtetit, në “student që merr leksione” nga ministri. Dhe ky ministër, mos harrojmë, nëse firmos për “shefin”, është vetë subjekt i SPAK-ut!

Të qeshësh apo të qash? Më shumë duket si skeç, “prokurori që nuk përkulej kurrë” tani del nga zyra e ministrit me dosjen e qeverisë në dorë. Mbase nuk ka lidhje fare me drejtësinë… ndoshta Dumani thjesht po synon rekordin botëror. Lali Eri i kishte pemët, Dumani po mbledh selfie!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.