E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet/ Rama dërgon në Presidencë vakancat në 6 bashki
Flash

Zgjedhjet/ Rama dërgon në Presidencë vakancat në 6 bashki

Kryeministri Edi Rama ka dërguar zyrtarisht në Presidencë shkresën që njofton vakancat në drejtimin e gjashtë bashkive kryesore të vendit: Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.

Ky dokument, i cili mban datën 30 shtator, i hap rrugë nisjes së procedurave institucionale për zëvendësimin e kryetarëve të shkarkuar nga Këshilli i Ministrave, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konfirmoi pavlefshmërinë e mandateve të tyre.

Në këtë listë përfshihet edhe Bashkia e Tiranës, ku një ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj depozitoi në Gjykatën Kushtetuese një ankim për të kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, duke e cilësuar atë të paligjshëm.

Pas kësaj nisme, procesi do të vijojë me vendimmarrjen e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore në këto bashki, duke shënuar një fazë të re në skenën politike vendore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.