E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ronaldo Sharka kapet MAT duke sharë si skuth Heidi Bacin
Showbiz

Ronaldo Sharka kapet MAT duke sharë si skuth Heidi Bacin

Një situatë e pazakontë ka shpërthyer në rrjetet sociale, ku gazetari Ronaldo Sharka është vënë në qendër të një debati të nxehtë pas akuzave se ka përdorur një llogari false në Instagram për të komentuar dhe sulmuar publikisht ish-banorën e “Big Brother VIP”, Heidi Baci.

Zbulimi u bë nga faqja “Andale”, e cila publikoi detaje që lidhnin llogarinë me emrin “Gertafanpage” me vetë gazetarin. Sipas tyre, kjo faqe jo vetëm që kishte bërë repost çdo reklamë të Sharkës, por ishte gjithashtu e lidhur me emisionin “Mos i bjer më top”, ku gazetari ishte i përfshirë.

Komenti në fjalë, i bërë në një prej postimeve të vetë Sharkës, sulmonte direkt Heidi Bacin:

“Heidi Baci një ndër këto pse s’e thua me emër apo ke frikë se të heq Topi nga puna? E pe te ‘Goca dhe Gra’ që ishin profile fake që komentonin ‘duam Heidin’?”

Për më tepër, një prej eksperteve të “Andale” shton se faqja kishte qenë aktive me rreth 4 mijë ndjekës, ishte përdorur për qëllime promocionale dhe ka rezultuar të jetë e lidhur drejtpërdrejt me programin ku Sharka ishte pjesë.

“Një prej eksperteve tona zbuloi se ky account kishte 4 mijë ndjekës dhe bënte repost të gjitha reklamat e gazetarit Sharka. Për t’i hedhur më shumë benzinë zjarrit, një foto e publikuar nga Eriola Doçi në vitin 2023, kjo faqe është bërë tag. Sipas një hulumtimi të thellë, rezultoi që kjo faqe ka qenë faqja e emisionit të tyre që shfaqej në Top Channel, Mos i bjer më top. Mesa duket gjithçka u zbulua. Por ky account tashmë është zhdukur nga faqja e dheut”, shprehet një prej personazheve të ‘Andale’.

Pas publikimit të këtyre akuzave, llogaria në fjalë është fshirë menjëherë nga Instagrami, duke shtuar dyshimet në publik.

Reagimi i Ronaldos për momentin mungon, ndërsa në rrjetet sociale ka shpërthyer një valë reagimesh që e akuzojnë gazetarin për manipulim dhe përpjekje për të krijuar përplasje të qëllimshme me figura të njohura publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.