E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë: Ramës i është arratisur njeriu më i afërt
Lajme

Deklarata e fortë: Ramës i është arratisur njeriu më i afërt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se kryeministrit Edi Rama i është arratisur njeriu më i afërt, duke iu referuar ish-drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se Fuga kërkohet nga SPAK dhe është zhdukur prej kohësh.

“A dini gjë për atë Fugën ju? Keni ndonjë ide se ku është ai njeri? Se kërkohet nga Skapi. Sipas disa të dhënave, ai duhej të ishte me Velinë aty. Imagjinoni tani, Edi Ramës i arratiset, i zhduket, njeriu më i afërt i tij”, – tha Berisha.

Sipas tij, mungesa e Fugës është një tregues i rëndësishëm për çfarë po ndodh brenda qeverisë dhe në rrethet më të afërta të Ramës.

“Se në qoftë se ka pasur një njeri të afërt, ai ishte Endri Fuga. Ku është ai? Po menaxhon paratë e Edi Ramës në dhera të largëta? Ka ikur nga Skapi? Ç’është kjo errësirë?”, – shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.