Qëllohet me armë gjyqtari Astrit Kalaja
Gjyqtari Astrit Kalaja qëllohet me armë në zyrën e tij në Gjykatën e Apelit të Tiranës
🕒 15:44 | 06/10/2025
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pak minuta më parë sistemin gjyqësor në vend. Burime për Publik.al konfirmojnë se gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar me armë në godinën e Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:44, dhe plumbi e ka kapur gjyqtarin në zonën e gjoksit. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa gjendja e tij raportohet ende e paqartë.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa forcat e rendit kanë shoqëruar autorin e dyshuar të sulmit për në komisariat.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të gjykatës, duke ngritur shqetësime serioze për masat e sigurisë në institucionet e drejtësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



