Të nderosh Enver Hoxhën në Kuvend, si të fusësh Hitlerin në Bundestag
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas kërkesës së këtij të fundit për ndjesë lidhur me përfshirjen e Enver Hoxhës mes figurave kombëtare që mund të nderoheshin gjatë muajit tetor.
Berisha e cilësoi kërkimfaljen e Peleshit si një “apologji hipokrite”, duke e akuzuar se përmendja e diktatorit komunist në axhendën e aktiviteteve është bërë me urdhër të Edi Ramës.
“Ti hape seancën me apologji hipokrite, Hoxhën e fute ti me urdhër të Ramës në axhendë. Nuk është gabim i librarisë.”, tha Berisha.
Ai shtoi se përmendja dhe nderimi i Enver Hoxhës bie ndesh me ligjin që ndalon propagandën komuniste, si dhe me rezolutat e Kuvendit të Shqipërisë.
“Ka një ligj që dënon propagandën komuniste për Enver Hoxhën, ka rezolutë parlamenti. Nuk është punë biblioteke. Rezolutat e Kuvendit janë të detyruara. Imagjinoni ç’mund të ndodhte po të futej Hitleri në Bundestag”, përfundoi Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



