E shtunë, 28 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Berisha nxjerr foton: Policia i thyen dorën gazetarit
Lajme

Berisha nxjerr foton: Policia i thyen dorën gazetarit

🇬🇧 Read in English

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar dhunën e pretenduar të policisë ndaj një gazetari të “Fora Media” gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, duke deklaruar se ai ka pësuar thyerje të krahut teksa po ndihmonte një të moshuar dhe nipin e saj.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha ka akuzuar efektivët e policisë për përdorim të dhunës dhe gazit lotsjellës ndaj gazetarit, të cilin e identifikon si pjesëtar të medias së pavarur “Fora Media”.

Sipas kreut të PD-së, gazetari është dëmtuar teksa po përpiqej të ndihmonte një gjyshe dhe nipin e saj gjatë përplasjeve në kryeqytet.

“Një gazetari të një media të pavarur ‘Fora Media’ i thyen krahun nga presioni i gazit dhe dhuna policore, teksa përpiqej të shpëtonte një gjyshe me nipin”, shkruan Berisha.

Ai e ka cilësuar ngjarjen si “krim shtetëror”, duke dënuar atë që e konsideron një akt kriminal nga ana e forcave të rendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.