E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministret belge, Adamsi, Aruba, Çopja dhe Shqiponja e zezë
Lajme

Ministret belge, Adamsi, Aruba, Çopja dhe Shqiponja e zezë

Basir Çollaku | Opinion | Publik.al

Hesapet e Ramës, ministrave e zyrtarëve të tij me drejtësinë vendase, amerikane dhe evropiane, janë çdo ditë e më keq. Këto ditë ka qenë përveç Adamsit, homologut amerikan të Veliajt, edhe një delegacion qeveritar belg, dy ministre, ajo e drejtësisë Amelies Verlinden dhe e Azilit dhe Migracionit, Anneleen Bossuyt, të cilat kanë zhvilluar takime me ministrat e Drejtësisë dhe të Brendshëm Lamallari e Koçiu. Mediet u morën më tepër me Adamsin e Nju Yorkut, kryebashkiaku në ikje, me një vizitë të pazakontë 4-ditore në Tiranë. Bejtet e tij pas gjezdisjes me helikopter në Vlorë, tarifa 90 dollarëshe e lëvizjes ditore, sipas stafit të tij, apo fjalë për investime e turizëm, për linjë ajrore me USA.
Kryebashkiaku ka lidhje me vendosjen e një linje ajrore, aq sa ka lidhje Rama me studime të thelluara për fizikën bërthamore. Ky 96 orësh me të fshehta financiare, politike, diplomatike, ekonomike, investimesh, lobimesh e shërbimesh, ka brenda më shumë halle me mbiemër FBI. Aty, ku Rama dhe Adams janë nëpër dosje të tyre të vjetra apo të reja. Shtypi amerikan është marrë gjerësisht me këtë ngjarje, duke mos e ndarë atë nga zgjatimet e dosjes së Charles McGonigal. Një i hetuar për korrupsion nga drejtësia amerikane, Eric Adams, pret e jep këshillime nga dhe me një të akuzuar si korruptues i kryeagjentit të FBI të Nju Yorkut. Ndërkohë taksat publike shqiptare vërshojnë në shfrenimin e rehatisë së agjendës së mbajtur sekret.
Belgët

Ministrja belge e drejtësisë Amelies Verlinden dhe ajo e Azilit dhe Migracionit Anneleen Bossuyt, në tre ditë kanë qenë në Shqipëri dhe Kosovë. Një kohë e gjatë, një vëmendje e veçantë, se të tilla janë ngjarjet e telashet. Qeveritaret belge pas takimeve me zyrtarët e rendit e drejtësisë shqiptare kanë shtruar jo pak problem ku kërkohen zgjidhje. Në Belgjikë, siç thanë ministret janë 307 të burgosur shqiptarë nga të cilët, 253 janë pa leje qëndrimi, e kërkesa për t’i kthyer në vendin e origjinës, është në tryezë. Krimi i organizuar, trafiku i narkotikëve dhe pasuritë kanë një tjetër ofertë nga Brukseli. Një pjesë e të ardhurave kriminale të sekuestruara në Shqipëri e Kosovë, si pasojë e hetimeve të udhëhequra nga Belgjika, të kthehen në thesarin belg. Belgjika është një ndër tre vendet, madje me peshë më të madhe se Holanda e Franca aktualisht, të arkivës e të hapjesë së shumë proceseve penale, me lëndën e sky-enchro.

Mjaftojnë tri dosje me brendi mafia-politikë, për të shkujdesër rehatinë e pushtetit. “Shqiponja e zezë”, “Çopja”dhe “Toyota Auris”. Në këto pak dosje, në procese gjyqsore, ku ka vendime dënimesh, sekuestrime kokainë e prona e para, janë miliarda euro të ardhura nga trafiku i drogës, janë një numër treshifror të pandehurish e dyshifrorë zyrtarësh e politikanësh shqiptarë. A kanë pasur mundësi Dumani dhe prokurorët e Srukturës së Posaçme të shkëmbejnë kërkesat e duhura për ndihmë juridike dhe mundësuar dosjet për episode e shumta? Aty në këto materiale hetimore është edhe takimi politikanëve me trafikantët në Aruban fqinje me Maduron. Atë në këto dosje janë edhe të dhëna të rëndësishme ku nuk mungon ora 400 mijë euro dhe marrësi i kësaj dhurate. Janë edhe mjaft procese të tjera në zhvillim. Në hetime ka emra, prova e fakte, për të marrë të pandehur një tufë të ekzekutivit e drejtësisë. Çështja është se, na është shpallur Vullneti dhe Pavarësia pak në kërkim…Mbase kthehet me linjën e re amerikane..!! Kurrë mos thuaj kurrë…!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.