E enjte, 12 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
“Jemi kamikazë për ju…”, përgjimi tronditës Balla-Rama me Suel Çelën?!
Lajme

“Jemi kamikazë për ju…”, përgjimi tronditës Balla-Rama me Suel Çelën?!

Publikuar nga Andi Myrta

Basir Çollaku publikon bisedat

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar një tjetër material përgjimi që, sipas tij, është pjesë e dosjes hetimore “Çela”, e cila ndodhet në Gjykatën e Posaçme. Në qendër të komunikimit janë pretendimet për kontakte mes grupit të strukturuar kriminal të Suel Çelës dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste, ku përmenden emrat e kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit socialist Taulant Balla.

Në publikimin e tij, Çollaku ngre dyshime për një marrëdhënie të mundshme mes grupit kriminal dhe përfaqësuesve të pushtetit, duke vënë në fokus një ofertë që pretendohet se i është bërë Partisë Socialiste: garantimi i nëntë mandateve të deputetëve në këmbim të arrestimit të personave të caktuar.

Sipas gazetarit, zgjedhjet, interesat ekonomike dhe ndikimi mbi proceset e drejtësisë kanë qenë ndër objektivat kryesore të grupeve kriminale, siç pretendohet se del nga komunikimet e zbardhura përmes aplikacionit SKY ECC.

“Arrestoni kë të themi ne, ju japim 9 deputetë, jemi kamikazët tuaj”, është mesazhi më i fortë që del nga biseda e publikuar nga Basir Çollaku.

Në material përmendet një komunikim i mëparshëm me Taulant Ballën, ku pretendohet se grupi kriminal kishte bërë të qartë se nuk kërkonte tenderë apo drejtori, por ndërhyrje në çështje konkrete që lidheshin me policinë dhe drejtësinë.

Konkretisht, në bisedë kërkohet që të merrej në konsideratë një çështje e identifikuar si “Pentiti” dhe të arrestoheshin dy persona, të përmendur me emrat Artin dhe Lencin. Një prej personave në komunikim shtron pyetjen se përse nuk po veprohej ndaj tyre, pavarësisht pretendimit se kishte deklarime me detaje.

Pjesa më e rëndë e përgjimit është oferta politike që pretendohet se i është paraqitur palës tjetër. Në këmbim të veprimeve të kërkuara, personat në bisedë premtojnë se mund të garantonin nëntë deputetë të Partisë Socialiste, duke pretenduar gjithashtu se kishin kontroll mbi situatën në territor.

Në vijim, komunikimi përqendrohet te mënyra se si këto kërkesa do t’i përcilleshin kryeministrit Edi Rama. Sipas bisedës, ishte kërkuar që ato të përmblidheshin në një letër me hollësi, me qëllim që t’i dërgoheshin kreut të qeverisë. Në përgjim pretendohet se letra ishte përcjellë dhe se ishte marrë përsipër që çështja të trajtohej.

Basir Çollaku ngre pikëpyetjen nëse Edi Rama ishte në dijeni të kësaj kërkese dhe nëse kishte dhënë miratimin për veprimet që kërkoheshin. Megjithatë, këto pretendime kërkojnë verifikim nga organet e drejtësisë dhe nuk përbëjnë, në vetvete, konfirmim të një marrëveshjeje mes palëve të përmendura.

Shkrimi i plotë i Basir Çollakut:

Përgjimi/ Balla-Rama me Suel Çelën?! Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë, jemi kamikazët tuaj..

Zgjedhjet, biznesi dhe vettingu kanë qenë tre prioritetet e bandave dhe trafikantëve, sipas përgjimeve të shumta të sky enchrochat.
A kishte Edi Rama dhe Taulant Balla marrëveshje me grupin e strukturuar kriminal të Suel Çelës një marrëveshje?!
Çfarë kërkonte banda, çfarë ofronte Rama dhe Balla?!
Kontrata?! Bëj arrestimet e listës sonë dhe ne të japim nëntë deputetë. Jemi kamikazë për ju.. A dha Rama miratimin?!
Çfarë kërkoi grupi i Çelës u realizua, çfarë kërkoi grupi i Ramës dhe Ballës gjithashtu…
Ky tekst më poshtë është pjesë përgjimi e dosjes “Çela” e cila është në Gjykatën e Posaçme. Ka mjaft të tjera, për emra të pushtetit dhe drejtësisë. Por asnjëri nuk lshtë trazuar deri tani.
PERGJIMI
“..Mos u fut te dera kryesore
Hajde këtu të të shoh te kamera, të hap derën
Me ça po vjen..
E hajde na ktu te dera e lokalit të ri
Hyn hyn
Hec ktu po të them unë
E ke parasysh sa kalon derën kryesore që ikën në kusarth dera e parë majtas
Ok, hajde te qentë
Kishim gjyqin sot
Dhe nesër jeni dy gjyqe të majmos dhe te krimet e randa
Sot u shty
He ded
Çoj haber fates të shkruj sonte
Po na narkon fort me gjana që sjanë aq madhore për tu diskutu aq shumë
Po ded po i shkruaj sonte unë..
Çoja telefon sonte tshkruj
Tani më dëgjo pak
Zdesha ta them se ti fillon me paranoja
Folëm me taulant
I tham që ne sdym as tendera as dretori
Asigja për gjygje, për polici etj
Po më ndjek
Ti shkruj me të shkurtra sms
Ne kërkojm të merrni me çështjen e pentitit
Arrestoni artin dhe lencin, pse nuk arrestohen, ka fol burri huj me detaje
Apo vetëm për kto duhen prova amrrikane
Po më ndjek
I kërkuam arrestoi ne ju garantojmë 9 deputet ps
Sdo keni as ngjarje asgjë
Ne do jeni ma të fortë e kemi venin në kontroll
Jemi kamikazë për ju
Tha mi shkruj me i cop letër me detaje për tja çu Ramës
Ja çum ne tha po do e baj
Po ju tha do mani llafen, po i tha bujar do e…”
PS: E sa të tjera, e të tjera plot, janë nëpër dosjet e Strukturës së Posaçme, të ardhura nga partnerët..
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.