Çmenduri! Yamal mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori
Lamine Yamal, një nga talentet më premtues të futbollit botëror, mund të shkruajë historinë e transferimeve me një lëvizje spektakolare. Sipas raportimeve të fundit, klubi saudit Al Hilal ka përgatitur një ofertë marramendëse prej 400 milionë eurosh për sulmuesin spanjoll.
Pas performancave të shkëlqyera në “Euro 2024”, ku Spanja triumfoi me titullin kampion, Yamal u kthye në një nga lojtarët më të kërkuar në botë. Ai sapo rinovoi kontratën me Barcelonën deri në vitin 2031, duke siguruar një pagë vjetore prej 21 milionë eurosh, por oferta nga Arabia Saudite ka ndezur debate mbi të ardhmen e tij.
Klubi katalanas e ka refuzuar fillimisht ofertën, duke theksuar se Yamal është pjesë kyçe e projektit afatgjatë. Megjithatë, presionet financiare dhe raportet jo gjithmonë të mira me trajnerin Hansi Flick, i cili e ka kritikuar publikisht, mund të ndryshojnë ekuilibrat.
Vetë Yamal nuk duket i kënaqur me këto kritika, duke shtuar pasigurinë për qëndrimin e tij në klub. Afati i ardhshëm i merkatos pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit të ri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



