Lamine Yamal surprizon Barcelonën pas humbjes së Topit të Artë! Qëras me hamburgerë ekipin
Edhe pse nuk arriti të fitojë “Topin e Artë” 2025, talenti 18-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, tregoi shpirtin e tij të madh duke organizuar një darkë të vonë për delegacionin e klubit pas ceremonisë në Paris, ku Ousmane Dembélé u shpall lojtari më i mirë në botë. Ai së bashku me shokun e ekipit Pau Cubarsí ndaluan rrugës për në aeroport për të blerë hamburgerë për të gjithë pjesëmarrësit.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, konfirmoi për RAC1: “Pas një dite të gjatë dhe ceremonie gala, kuptuam që nuk kishim ngrënë pothuajse asgjë. Lamine dhe Cubarsí ndaluan dhe morën ushqim për të gjithë. Ishte një gjest i bukur, dhe hamburgerët ishin fantastikë.”
Delegacioni, përfshirë lojtarët dhe drejtuesit, u detyrua të qëndronte zgjuar deri në orën 5 të mëngjesit, megjithëse ekipi do të përballet me Real Oviedon të enjten. Yamal, i cili konsiderohet nga shumë ekspertë si një nga favoritët për të ardhmen, tregoi maturi në përballimin e zhgënjimit.
Laporta shtoi: “Ai do të donte ta fitonte çmimin, por nuk na mungoi vetëm finalja e Ligës së Kampionëve. Lamine është i motivuar për të punuar më shumë dhe vitin e ardhshëm mund të bëhet më i miri në botë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



