E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Altin Dumani, Aruba dhe “Samiti i Bradasheshit”
Lajme

Altin Dumani, Aruba dhe “Samiti i Bradasheshit”

Flamur Vezaj | Opinion | Publik.al

Ujku ujku… e çakalli bën kërdinë!
Kjo fjalë e moçme m’u kujtua sot, kur policia në Elbasan arrestoi një tufë “personazhesh” të botës së krimit.
Ndërkohë që në “Arubë”, sipas opozitës, mbahej samiti mes krimit, politikës dhe “investitorëve strategjikë”, në Bradashesh zhvillohej “samiti tjetër”, ai i personave me rrëzikshmëri të lartë, me pistoleta në brez, makinave të blinduara dhe sendeve të paligjshme në makina e shtëpi!

Pra, ndërsa në ishull flitej për “investime” në jug të Shqipërisë, në Bradashesh të Elbasanit u kapën “investitorët e vërtetë”, ata të vrasjeve, tritolit dhe gjobave!
Koincidencë apo koordinim perfekt?
Sepse në të njëjtën orë, shefat e akuzës së Shqipërisë Olsian Çela, Prokurori i përgjithshëm dhe kreu I SPAK-ut Altin Dumani, raportonin në Komisionin e Ligjeve! Ky I fundit, mes tjerash duke u mburrur se kishte goditur 16 grupe kriminale, ndoshta tre veta mjaftojnë për të bërë “grupin” në SPAK!

Dhe meqense nuk dinte gjë për “Arubën”, Dumanit ndoshta i shpëtoi “samiti i Bradasheshit” që i doli më produktiv: me krerë krimi, ish-deputetë, miq të Shullazit e “biznesmenë” të ndërtimit që diskutonin planet e tyre “strategjike”.

Në fund, SPAK-u, flet për sukseset e statistikat në letër, policia kap “investitorët” në terren, ndërsa publiku dëgjon të njëjtën përrallë, ujku i zi në pyll, çakalli në zyrë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.