Kërkuan rritje page, “Tete Albania” pushon nga puna minatorët
Edhe sot, pavarësisht motit me shi, minatorët e minierës së bakrit në Spaç janë grumbulluar që në orën 6 të mëngjesit në sheshin përpara minierës, duke vijuar protestën e tyre.
Një ditë më parë, kompania “Tete Albania” shpërndau në grupet e komunikimit letra për largim të menjëhershëm nga puna, veprim që ka rritur ndjeshëm pakënaqësinë mes punonjësve.

Në shenjë solidariteti, sot janë bashkuar në protestë edhe punëtorë të tjerë shqiptarë, përfshirë pjesëtarë të administratës. Ata i bashkohen kërkesave për kushte më të mira pune dhe rritje të pagave.

Pronari: Eyup Batal
Komisioni i grevës ka publikuar dje një dokument me 10 pika, ku renditen kërkesat kryesore që duhet të përmbushen për ndërprerjen e protestës.
Aktualisht, 78 minatorë të nëntokës vijojnë rezistencën e tyre dhe kërkojnë hapje të menjëhershme të dialogut me kompaninë “Tete Albania”. Sipas tyre, në vend të negociatave, punëdhënësi po zgjedh rrugën e presionit, kërcënimeve dhe, në disa raste, përfshirjes së forcave të policisë në ambientet e punës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


