E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë: Ali Ahmeti kërkoi shpëtim nga Rama
Bota

Deklarata e fortë: Ali Ahmeti kërkoi shpëtim nga Rama

Analisti politik nga Maqedonia e Veriut, Fejzi Hajdari, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale, duke i cilësuar si një mesazh të qartë dhe të fuqishëm të qytetarëve shqiptarë kundër politikës së vjetër. Hajdari u ndal veçanërisht te disfata e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në komunën e Çairit, që ai e konsideron si një bastion historik të kësaj force politike.

“Qytetarët shqiptarë të Maqedonisë ia dhanë atë përgjigjen e merituar jo vetëm Edi Ramës, por edhe Ali Ahmetit,” – u shpreh Hajdari.

Sipas tij, beteja më e rëndësishme për Ali Ahmetin ishte ajo në Çair, një nga zonat me përfaqësimin më të lartë shqiptar në Shkup. Humbja atje, sipas analistit, përbën jo thjesht një dështim elektoral, por një goditje simbolike që tregon fundin e një epoke politike.

“Ky ishte mesazhi i fundit për Ali Ahmetin, se ka humbur betejën në bastionin më të madh të BDI-së, në Çair. Kjo ishte gjithashtu një përgjigje për ata që u mblodhën në Tiranë dhe për ata këtu që shkuan për t’u bashkangjitur,”  theksoi ai.

Hajdari akuzoi gjithashtu Ali Ahmetin se ka kërkuar shpëtim politik jashtë vendit, konkretisht tek kryeministri shqiptar Edi Rama dhe opozita në Prishtinë.

“Ka kërkuar shpëtim politik tek Rama dhe opozita në Kosovë, por qytetarët e Maqedonisë treguan se nuk manipulohen më lehtë,” – deklaroi ai.

Analisti nuk la pa përmendur as ndikimin e disa mediave të cilat, sipas tij, janë të financuara nga burime të dyshimta dhe që përpiqen të deformojnë opinionin publik.

“Ka pasur përpjekje për të paraqitur kryeministrin Kurti dhe një parti të koalicionit VLEN si të nënshtruar ndaj serbëve në Kosovë dhe maqedonasve në Maqedoni. Por ja që vota e qytetarëve shqiptarë tregoi diçka krejtësisht tjetër,” – përfundoi Hajdari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.