Surpriza e papritur, VLEN ‘shuplakë’ të fortë Ali Ahmetit
Zgjedhjet e fundit lokale mund të konsiderohen lehtësisht si një “shuplakë” e fortë për liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, nga ana e koalicionit opozitar VLEN. Komuna si Çairi, Saraji, Haraçina, Tearca e Zhelina, dikur bastione të pathyeshme të BDI-së, po rrëshqasin nga duart e kësaj partie që për dy dekada dominoi skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Votuesit duket se kanë kërkuar një ndryshim të qartë dhe kanë treguar pakënaqësinë e tyre përmes kutive të votimit.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar shumicën e votave në komunat shqiptare, ndërsa në disa prej tyre do të ketë balotazh.
Fitore në raundin e parë tashmë ka shpallur Izet Mexhiti në Çair, Daut Beqiri në Haraçinë, Daut Memishi në Tearcë, Muhamed Elmazi në Saraj, të gjithë kandidatë të VLEN-it.
Ndërsa koalicioni AKI i udhëhequr nga BDI, ka shpallur fitore pa balotazh në Komunën e Likovës, Pllasnicës dhe Çashkës.
Rezultatet e para në komunat më të mëdha shqiptare janë si më poshtë:
-
Komuna e Tetovës: fiton Bilall Kasami dhe shkon në balotazh me Bajram Rexhepin.
-
Komuna e Haraçinës: fiton Daut Beqiri nga VLEN.
-
Komuna e Bogovinës: fiton Feti Abazi nga VLEN.
-
Komuna e Bërvenicës: i pari Haqim Ramadani nga VLEN dhe shkon në rreth të dytë me kandidatin e OBRM-PDUKM, Jovica Ilievski.
-
Komuna e Vrapçishtit: nuk e arrin censusin dhe zgjedhjet dështojnë.
-
Komuna e Gostivarit: fiton Valbon Limani nga AKI.
-
Komuna e Dibrës: prinë Fisnik Mela nga VLEN.
-
Komuna e Zhelinës: fiton Blerim Sejdiu nga VLEN.
-
Komuna e Kërçovës: prinë kandidati i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Jovanovski dhe shkon në rreth të dytë me kandidatin e AKI-së, Fatmir Dehari.
-
Komuna e Likovës: fiton Erkan Arifi nga AKI.
-
Komuna e Sarajit: prinë Muhamed Elmazi nga VLEN.
-
Komuna e Strugës: i pari kandidati i pavarur Mendi Qyra dhe shkon në rreth të dytë me Arsim Dalipin e AKI-së.
-
Komuna e Studeniçanit: prinë kandidati i pavarur Azem Sadiku dhe shkon në rreth të dytë me Ejup Abazin e BDI-së.
-
Komuna e Tearcës: fiton Daut Memishi nga VLEN.
-
Komuna e Çairit: fiton Izet Mexhiti nga VLEN.
“I kërkoj Ali Ahmetit të dorëhiqet nga skena politike. Shqiptarët e çuan në pension politik”, tha Izet Mexhiti pas fitores në Çair, duke e lexuar këtë si sinjal fundi për epokën Ahmeti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



