E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E marta e zezë s’paska fund, 22-vjeçari humb jetën në lule të rinisë
Flash

E marta e zezë s’paska fund, 22-vjeçari humb jetën në lule të rinisë

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Letan, në njësinë administrative Bradashesh të Elbasanit, ku një 22-vjeçar humbi jetën tri ditë pas përplasjes me një automjet bujqësor. Viktima është identifikuar si Klaus Veliaj, banues në Elbasan.

Ngjarja ndodhi gjatë fundjavës së kaluar, kur motomjeti që ai drejtonte u përplas me mjetin bujqësor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të automjetit dhe një personi tjetër, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

I riu Veliaj, i punësuar në sektorin privat në Elbasan, pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.