E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nertila Meta merr drejtimin e Policisë së Librazhdit
Flash

Nertila Meta merr drejtimin e Policisë së Librazhdit

Gruaja e dytë në krye të një komisariati në vend

Kryekomisarja Nertila Meta është emëruar në krye të Komisariatit të Policisë Librazhd, duke zëvendësuar Elton Halilin, i cili transferohet si shef komisariati në Bulqizë.

Meta ka një karrierë të gjatë në strukturat e rendit dhe më parë ka shërbyer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si specialiste për çështjet e dhunës në familje. Emërimi i saj në këtë pozicion drejtues vlerësohet si një hap domethënës për rritjen e përfaqësimit të grave në nivelet e larta të Policisë së Shtetit.

Me këtë vendim, Nertila Meta bëhet gruaja e dytë në Shqipëri që merr drejtimin e një komisariati policie, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në procesin e barazisë gjinore brenda strukturave të sigurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.