Mbledhje e urgjente në Kryeministri, Rama thërret ‘të fortët’ e PS-së
Kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme në selinë e qeverisë, ku janë të pranishëm kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, si dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare të Partisë Socialiste.
Burime nga mazhoranca bëjnë me dije se mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi temat që po diskutohen.
Kujtojmë se Rama ka dorëzuar së fundmi në Parlament projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa mbledhja e sotme vjen në një moment me zhvillime të shumta politike dhe hetime ndaj disa zyrtarëve të lartë të qeverisë.
Ndërkohë, pritet që gjatë ditës të zhvillohet edhe mbledhja e qeverisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



