Si fitoi kompania turke 32 milionë euro pa ngulur asnjë gozhdë
Media turke sozcu.com ka raportuar për aferën e tunelit të Llogarasë, ku SPAK ka marrë të pandehur Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku si dhe pesë vartës të saj.
Sipas artikullit, kompania turke Intekâr Yapı & ASL fitoi tenderin për tunelin e Llogarasë në vitin 2020 me një vlerë prej 172 milionë eurosh. Vendimi i kompanisë për t’ia dhënë punimet kompanisë shqiptare Gjoka Konstruksion për 140 milionë euro ka shkaktuar polemika për një pagesë prej 32 milionë eurosh pa asnjë punë të kryer nga kompania turke.
Ngjarjet rreth tenderit, i cili ndodhet rreth 20 km nga Vlora, kanë sjellë tensione të reja politike në vend. Sipas gazetës shqiptare Politiko, kompania Gjoka Konstruksion kishte fituar fillimisht tenderin në dhjetor 2020 me ofertën 140 milionë euro, por tenderi u anulua.
Gjashtë muaj më vonë, tenderi u rihap dhe këtë herë fitues u shpall kompania turke Intekâr Yapı & ASL, e cila më pas i dorëzoi punimet kompanisë shqiptare për një shumë të reduktuar, duke gjeneruar 32 milionë euro të ardhura pa kryer asnjë punë fizike.
Ky fakt ka shkaktuar reagime të forta nga opozita shqiptare, e cila ka ngritur kallëzim penal në SPAK ndaj ministres Belinda Balluku, për shkelje të procedurave në tenderin e tunelit të Llogarasë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



