Nga toleranca te ekstremi, zbulohet hipokrizia e Berishës
Kur ishte në pushtet mbështeste martesat gay
Sot, Sali Berisha iu bashkëngjit protestës përpara Kuvendit, duke sulmuar ligjin për barazinë ligjore dhe duke e paraqitur atë si një kërcënim ndaj familjes dhe vlerave tradicionale.
“Ky ligj, i bazuar fund e krye mbi ideologjinë e ekstremit të majtë, përmbys kushtetutën e vendit, përmbys kodet e vendit dhe penalizon ata që duan të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj,” deklaroi Berisha.

Por ky qëndrim duket të jetë një ndryshim i thellë nga ajo që Berisha thoshte vetëm një dekadë më parë. Në vitin 2010, ai pranoi hapur realitetin e orientimeve të ndryshme seksuale:
“Ai ekziston, pavarësisht besimeve apo bindjeve politike, dhe Tirana është qytet i tolerancës, ndërsa vendi është i lirive të garantuara,” deklaroi Berisha asokohe.
Ky ndryshim radikal nuk është thjesht një lëvizje taktike; është një hipokrizi e hapur. I njëjti politikan që dikur pranoi dhe mbështeti diversitetin, tani përdor të njëjtin fenomen për të manipuluar opinionin publik.
Nuk është thjesht një kontradiktë; ky është një goditje ndaj besueshmërisë së politikës së tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



