E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku ngre alarmin: Vaksinat e Covid-19 shtuan rastet e tumorit
Lajme

Mjeku ngre alarmin: Vaksinat e Covid-19 shtuan rastet e tumorit

Studimi në mbi 8 milionë njerëz

Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti ka ndarë një reagim në rrjetet sociale, ku i referohet një studimi të publikuar në Korenë e Jugut që, sipas tij, ngre shqetësime për një rritje të rasteve me tumore tek personat e vaksinuar kundër COVID-19.

Në postimin e tij, Prifti citon një studim epidemiologjik të kryer nga profesori Kim dhe ekipi i tij, mbi një bazë të dhënash me mbi 8 milionë individë, duke e përshkruar si “të parin e këtij lloji”.

“Studimi i fundit, i pari në natyrën e tij, kryer në Korenë e Jugut – një nga vendet e para të vaksinuara në botë me vaksinat gjenetike të COVID-19 evidenton një rritje prej të paktën 50% të tumoreve te individët e vaksinuar krahasuar me ata të pavaksinuar”, shkruan Prifti.

Sipas tij, tumoret më të shpeshtë janë ata të tiroides, stomakut, mushkërive, zorrës së trashë, gjirit dhe ovareve. Në fund të reagimit, mjeku e ka cilësuar këtë fenomen si “pa asnjë shpjegim tjetër përveç urrejtjes ndaj njeriut”.

“Një holokaust pa asnjë diskriminim!”, shkruan ndër të tjera Prifti.

Postimi i plotë:

Studimi me i fundit dhe i pari i ketij lloji si nje studim epidemiologjik nga prof Kim et al, dhe i kryer ne nje popullate prej me shume se 8 milion njerezish, ne Korene e Jugut, nga vendet e para te vaksinuara ne bote me vaksinat gjenetike te Covid19, tashme evidenton nje rritje prej te pakten 50% te tumoreve ne individet e vaksinuar kundrejt te pavaksinuarve! Tumoret qe ndikohen me shume jane kanceri i tiroides, i stomakut, mushkerive, i zorres se trashe, gjirit, ovareve etj.

Nuk ka asnje shpjegim tjeter pervec se urrejtjes ndaj njeriut! Nje holokaust pa asnje diskriminim!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.