E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I ftuari ‘shpërthen’ në emision: Agjendat LGBTI, janë perversitete
Flash

I ftuari ‘shpërthen’ në emision: Agjendat LGBTI, janë perversitete

Ligji për identitetin gjinor ka ndezur debate të ashpra edhe në “Top Story”, ku të ftuarit u përplasën mbi përmbajtjen e tij dhe ndikimin që mund të ketë në shoqërinë shqiptare, sidomos tek fëmijët.

Ndërsa një pjesë e panelit e cilësoi ligjin si një hap përpara në respektimin e të drejtave të njeriut, të tjerë paralajmëruan pasoja të rënda morale dhe sociale.

Amber Candy, një prej të ftuarave, theksoi se ky ligj ka në thelb barazinë gjinore dhe të drejtën e secilit për të qenë vetvetja:

“Ky ligj nuk ka lidhje me gjendjen civile. Gruaja mos të jetë më e nënshtruar si gjithmonë. Se si ndihesh ti në jetën tënde është punë për ty.”

Nga ana tjetër, Murat Basha reagoi ashpër, duke e cilësuar këtë qasje si “perversitet” që kërcënon strukturën tradicionale të familjes:

“Këto janë perversitete. Jam kundër. Shoqëria është ndërtuar mbi një themel moral. Sot për sot jeni një pakicë, nuk mund të infektohen fëmijët e vegjël me këto ide.”

Ndërkohë, Zhaklin Lekatari kundërshtoi idenë e referendumit për këtë ligj, duke theksuar se të drejtat e njeriut nuk mund të jenë objekt votimi popullor:

“Është kundër kushtetutës referendumi për të drejtat e njeriut. Ne mund të bashkëjetojmë në një shoqëri të ndryshme, por të barabartë.”

Në debat u përfshi edhe Fitim Zekthi, i cili tha se çështja gjinore nuk është vetëm çështje perceptimi, por edhe biologjie dhe tradite:

“Këto janë debate militante. Shoqëritë nuk i zgjidhin këto gjëra duke ia kaluar parlamentit. Duke u hapur kjo derë, mund të kemi edhe 72 variante gjinore, martesa mes gjinive të ndryshme apo adoptim nga çiftet e të njëjtit seks.”

Debati u mbyll me tone të larta, ndërsa secili mbeti i palëkundur në qëndrimin e tij, duke dëshmuar edhe njëherë se ligji mbi gjininë ka ndarë thellësisht opinionin publik shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.