Berisha lë nam: Gilmando Dani, krahu i djathtë i Ervin Salianjit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për shtyp për të komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Rinas, ku humbi jetën Gilmando Dani.
Gjatë deklaratës së tij, Berisha lexoi një mesazh të ardhur nga ajo që ai e quajti “qytetari dixhital”, por në rrjedhën e fjalës bëri një lapsus, duke e përmendur Danin si “krahun e djathtë të Ervin Salianjit”, ndërkohë që, sipas kontekstit, ai kishte parasysh ish-ministrin socialist të Brendshëm, Ervin Hoxha.
“Gilmando, krahu i djathtë i Ervin Salianjit, ka qenë i përfshirë në fushatë si badigard dhe financues për ministrin Gonxhe. Djali i xhaxhait të personit të plagosur është Erges Sheqeri, drejtori i IKMT-së, ai që merret me prishjen e lokaleve. Pra, të dashur qytetarë, kjo tregon qartë se narko-policia funksionon në shërbim të krimit. Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, i njohur edhe si Muç Shaljani, kanë qenë njerëz të afërt me ministrat e kabinetit të Ramës, Ervin Hoxhën dhe Blendi Gonxhen”, u shpreh Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



