E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Ministria e Mbrojtjes refuzoi ofertën më të lirë për avionët zjarrfikës
Lajme

Denoncimi: Ministria e Mbrojtjes refuzoi ofertën më të lirë për avionët zjarrfikës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka denoncuar atë që e cilëson një tjetër skandal të qeverisë lidhur me tenderin për blerjen e avionëve zjarrfikës.

Përmes një reagimi publik, Salianji publikoi një dokument që, sipas tij, është hartuar nga EFA Ventures, një prej kompanive që mori pjesë në procedurën e prokurimit, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si është zhvilluar tenderi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas Salianjit, EFA Ventures kishte paraqitur një ofertë për tre avionë zjarrfikës të tipit Thrush 710P, të cilët, sipas pretendimeve të kompanisë, plotësonin kërkesat teknike dhe ishin brenda fondit limit të përcaktuar nga ministria.

Megjithatë, ai pretendon se oferta është skualifikuar, ndërsa fituese është shpallur kompania Air Tractor SRL, me një ofertë rreth 2.7 milionë euro më të lartë.

“Qeveria e Edi Ramës nuk heq dorë nga korrupsioni dhe abuzimi me paratë publike. Ministria e Mbrojtjes shpall fituese kompaninë me ofertë 2.7 milionë euro më të lartë, ndërkohë që avionët mungojnë. Qytetarët duhet të informohen se pse fitojnë përherë kompanitë me ofertat më të larta. Ku janë sot avionët?”, shkruan Salianji.

Ish-deputeti demokrat akuzon gjithashtu kryeministrin Edi Rama se po e trajton administrimin e fondeve publike si pronë personale dhe kërkon transparencë të plotë për procedurën e ndjekur.

“Rama e trajton Shqipërinë si pronë personale ku bën qoka miliona euroshe, ndërkohë që qytetarët vuajnë përditë pasojat. Në këtë rast, kur cenohet siguria kombëtare dhe rrezikohet mbrojtja efektive e jetës, pronës dhe pyjeve të Shqipërisë, duhet transparencë e plotë”, deklaron ai.

Deri më tani nuk ka një reagim nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me pretendimet e ngritura nga Salianji.

Postimi i plotë:

Qeveria e Edi Ramës nuk heq dorë nga korrupsioni dhe abuzimi me paratë publike. Ministria e Mbrojtjes shpall fituese kompanine me ofertë 2.7 milion euro më të lartë ndërkohë që avionët mungojnë!

Një dokument i EFA Ventures, një nga grupet më të mëdha të industrisë së mbrojtjes, ngrenë pikëpyetje serioze mbi tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e avionëve zjarrfikës.

EFA Ventures ofroi 3 avionë zjarrfikës Thrush 710P, plotësisht në përputhje me kërkesat dhe brenda buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes. Oferta u skualifikua pasi u shpall fituese dhe iu dha kompanisë Air Tractor SRL me oferte 2.7 milion euro më shumë! Qytetarët duhet të informohen se pse fitojnë përherë kompanitë me ofertat më të larta? Ku janë sot avionët? A janë të gatshëm për të ndihmuar në situata kritike? Si ka mundesi qe cdo kompani fituese e qeverisë Rama ka probleme me ligjin në vendet e tjera të BE?

Rama e trajton Shqiperinë si pronë personale ku bën qoka miliona euroshe ndërkohë qe qytetaret vuajne përditshem pasojat. Ne kete rast kur cënohet siguria kombëtare dhe rrezikohet mbrojtja efektive e jetës, pronës dhe pyjeve të Shqipërisë duhet transparencë e plotë.
Ministria e Mbrojtjes ka detyrimin të bëjë publike çdo dokument të këtij procesi dhe t’u japë shqiptarëve përgjigje të plota. SPAK duhet të hetojë këtë proçes që bie erë afere korruptive

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.