E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po vjen kthesa e madhe, paralajmërohen qytetarët
Flash

Po vjen kthesa e madhe, paralajmërohen qytetarët

Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët se, duke filluar nga data 17 deri më 18 nëntor, qyteti bregdetar do të përfshihet nga reshje shiu mesatare, me mundësi për reshje intensive.

Në njoftim theksohet se qytetarët duhet të tregohen vigjilentë dhe të ndjekin me kujdes thirrjet dhe këshillat e autoriteteve për çdo situatë emergjente.

Gjithashtu, drejtuesve të automjeteve u bëhet thirrje të mos parkojnë në zona që paraqesin rrezik të lartë për përmbytje, për të shmangur dëme materiale dhe aksidente.

Njoftim i rëndësishëm: Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, ditën e Hënë, më datë 17 Nëntor dhe ditën e Martë, më datë 18 Nëntor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intesive.

Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.

Jeni të lutur shmangni parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë. 

Grupet tona do të jenë të angazhuara në marrjen e masave paraprake, si dhe do të jenë në terren në monitorimin e situatës duke ndërhyrë sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.  UJËSJELLËS KANALIZIME RAJONI VLORË.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.