Egla Ceno për gjyqin me Saimir Kodrën: Do e çoj në Strasburg!
“I kam lekët për ankimim”
Aktorja Egla Ceno foli për procesin gjyqësor me Samir Kodrën si dhe për përplasjen me Ermal Mamaqin.
Fituesja e Big Brother Vip 3 u tregua e vendosur për të çuar përpara çështjen gjyqësore, duke paralajmëruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet, madje as nëse i duhet të shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut.
“Unë jam unë, nuk ndalem në këtë histori deri në hënë, kam thënë unë. Deri në Strasburg, nëse Shqipëria nuk i jep çështjes vëmendjen që meriton. Kam besim te drejtësia shqiptare. Kush është i interesuar, të mos bëhet merak, se i kam lekët për ankimim. Nuk është puna me ‘më fal’ dhe ‘të fala’,” u shpreh ajo.
Teksa foli në emisionin “Shqipëria Live” për përplasjen me Ermal Mamaqin në “Goca dhe Gra”, ku Ceno ka qenë pjesë e panelit për dy vite, aktorja tha se konflikti nuk ka asnjë bazë personale:
“S’kam asgjë personale as me njërin, as me tjetrin.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



