E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha i tërheq ‘veshin’ Salianjit dhe Alimehmetit nga Mirdita
Lajme

Berisha i tërheq ‘veshin’ Salianjit dhe Alimehmetit nga Mirdita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi në Mirditë, foli për procesin e ripërtëritjes së partisë dhe dha një mesazh të drejtëpërdrejtë për Ervin Salianjin dhe Ilir Alimehmetin, të cilët kanë nisur një tur paralel takimesh me bazën.

Berisha theksoi se çdo demokrat ka të drejtë të shprehë lirisht mendimet, kritikat dhe propozimet, por kjo duhet të bëhet brenda forumeve të partisë, duke theksuar se PD është forcë e fjalës së lirë, por edhe e rregullave të përbashkëta.

Ai u shpreh se procesi i ripërtëritjes së partisë duhet të jetë i përbashkët dhe se listat duhet të ndërtohen nga baza, jo nga Tirana, duke bërë thirrje për më shumë angazhim dhe përfshirje të figurave me vlera.

Në fund, Berisha paralajmëroi se vendi rrezikon “shuarjen si komb” nëse nuk merren masa urgjente.

Ndërkohë, Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti, të dy ndër më të votuarit në zgjedhjet e 11 Majit, kanë nisur një tur takimesh me demokratët nëpër qytete, duke kërkuar hapjen dhe rigjallërimin e PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.