E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Salianjit i bien ‘puplat’, shfaqet në ‘Foltoren’ e Berishës
Lajme

VIDEO/ Salianjit i bien ‘puplat’, shfaqet në ‘Foltoren’ e Berishës

Në protestën e thirrur këtë të hënë nga opozita, nuk ka munguar as anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, ish-deputeti Ervin Salianji.

Salianji, i cili prej javësh ka ndërmarrë ture me strukturat e PD-së duke nisur nga Durrësi, nismë që synon rikthimin e energjisë brenda partisë, ka vijuar kritikën ndaj grupimit të Foltores, duke kërkuar një revoltë të gjerë politike për të rrëzuar qeverinë.

Sot, në ditën simbolike të 8 dhjetorit — përvjetorin e lëvizjes studentore të vitit 1990 — ai u shfaq përkrah protestuesve në një tubim që konsiderohet kyç për mobilizimin e opozitës.

Kjo është foltorja e katërt radhazi e mbajtur nga opozita pas shpërthimit të skandalit që përfshiu ish-ministren Belinda Balluku, një zhvillim që ka ndezur debatet dhe tensionet në skenën politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.